Tha se e rrahu ish-partneren, flet sërish Shpat Kasapi: Kërkoj ndjesë, u keqkuptua

Shpat Kasapi së fundmi bëri një deklaratë që u komentua jashtëzakonisht në media e faqet rozë.

Ai rrëfeu një rast ku kishte rrahur ish-të dashurën, ngjarje kjo që kishte ndodhur kur ishte adoleshent.

“Qesha me atë histori sepse e trajtova si një gjë që më ka ndodhur kur kam qenë fëmijë”, u shpreh ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Artisti nga Maqedonia theksoi: “Unë kërkoj ndjesë por e kanë keqkuptuar. I lutem portaleve të mos i marrim dhe mos krijojnë keqkuptime të tilla”.

Shpati pak ditë më parë është shpërngulur për të jetuar në Tiranë për shkak të lidhjes që ka me vendin.

Foto: Screenshot/YouTube

“Roeli ka qenë arsyeja e parë që u largova nga Maqedonia. Arsyeja e dytë ishte që të gjithë bashkëpunëtorët e mi i kam në Tiranë dhe do e kem më të lehtë për karrierën time”, shtoi artisti.

I njëjti mes tjerash tha: “I kam thënë dhe mamit të vij në Tiranë por nuk pranoi sepse ka angazhimet e veta. Roeli është shoku më I mirë I jetës sime. Më jep shumë dashuri dhe shpenzoj kohën më të madhe për të”. /Telegrafi/