Edhe sot tym i zi po dilte nga fabrika e cila u dogj dje në Tetovë. Ndonëse zjarri është shuar përfundimisht, megjithatë në qytet ende kundërmon erë e djegur.
Por nga çka u provokua zjarri!? Pronari i kompanisë mendon se është si pasojë e vërshimeve që ndodhën një ditë më parë.
“I falënderohem të gjithë popullit që na kanë ndihmuar, kryetarit të komunës, ministrisë, të gjithëve se kanë qenë të gjithë këtu me helikopter me gjithçka ta fikim zjarrin, maqedonasve, shqiptarëve se të gjithë janë munduar si me qen e vetja”- tha pronari i fabrikës së djegur.
Nga uji që ra dje, shiu. Janë ndezur makinat nga ajo.”
Zëvendësministri Fatmir Bytyqi thotë se kjo situatë na mësoi se si duhet të jemi bashkë në raste të tilla.
“Ky është një rast i cili duhet të jetë si mësim për të gjithë të tjerët edhe në kohën kur duhet të bëhen investime. Të jemi të gjithë bashkë por edhe në kësi raste të jemi bashkë”, tha Fatmir Bytyqi – Zv kryeministër.
Ndërsa Ministri Nuredini vlerëson se ky rast tregoi një bashkëpunim mes pushtetit qendror dhe atij lokal.
“Është një aksident që ka ndodhur. Ashtu është mirë që gjithë institucionet shtetërore edhe pushteti lokal kanë bashkëpunuar që të jetë nën kontroll. Qeveria do të përkrahë në të gjithë mënyrat e mundshme siç tha edhe kolegu edhe me rëndësi është që vlerat e ajrit janë në brendësi të normalitetit dhe ne do vazhdojmë. Siç tha edhe kryetari i komunës, do vazhdojmë të informojmë qytetarët nëse ka ndryshim në vlerat e kualitetit të ajrit”, deklaroi Naser Nuredini – ministër i Ekologjisë.
Ndryshe, nga prokuroria thonë se do të fillojnë me hetime pasi që zjarri të shuhet në tërësi.