Tetovë: Vijon vaksinimi, situatë stabile në spitale

Mjekët në covid-qendrën e Tetovës thonë se dukshëm ka filluar të stabilizohet situata epidemiologjike. Ndërkohë, ka vazhduar imunizimi I popullsisë në punktin e vaksinimit në Tetovë. Edhe pse pa probleme, mjekët bëjnë thirrje që qytetarët pozitivisht t`I përgjigjen thirrjeve për t`u vaksinuar.

Presioni ndaj covid-spitalit të Tetovës, sikurse në gjithë vendin, shënon ulje të ndjeshme. Mjekët në këtë qendër thonë se kjo valë e COVID-19 është përcjellë me një simptomatologji jo të zakonshme.

GZIM NUREDINI- KOORDINATOR I QENDRËS KOVID, TETOVË-vid2

“Dallimi në mes valës në nëntor dhe tani, dallimi te ajo se tani kemi pacient të cilët sa dalin pozitiv për disa ditë I kemi në spital të hospitalizuar që nuk ishte rast në nëntor, atëherë kishim rast që vini pas ditës së shtatë të infektimit jo se pasqyra klinike fillon të zhvillohet menjëherë por ka dhe një pasqyrë klinike të cuditshme duke bërë që edhe saturacioni I oksigjenit të zvogëlohet deri në 50 apo 40 shkallë flas për këto dy tre javët e kaluara”.

Që nga fillimi I imunizimit, në Qendrën Rajonale në Tetovë, janë vaksinuar mbi 3.000 qytetarë. Punonjësit shëndetësor në punktin e vaksinimit thonë se ekziston një numër I caktuar I qytetarëve që nuk vijnë të marrin dozën e vaksinës.

BORISLAV JORGAQIEVSKI- DREJTOR, SHTËPIA E SHËNDETIT TETOVË

“Kapaciteti maksimal është 1500 me dy ndërrime nga 8 e mengjesit deri ora 8 e mbrëmjes, ky është kapaciteti maksimal por duhet ta kemi parasysh që cdo ditë nuk vijnë të gjithë pacientët diku 15-20% nuk vijnë që të pranojnë vaksinën , prandaj dhe ky numër nuk do të arrij maksimalen”.

Mjekët bëjnë thirrje që qytetarët pozitivisht t`I përgjigjen vaksinimit, sic thonë si mënyrën e vetme për t`iu kthyer normalitetit.

GZIM NUREDINI- KORDINATOR I QENDRËS KOVID, TETOVË-vid2

“Edhe këtë duhet ta dijnë qytetarët pa mos patur vaksinim nuk ka jetë sociale, ekonomike të lirë edhe shëndëtësore , pra vaksinimi është punë e pa tjetërsueshme, nuk ka jetë të lirë pa mos u vaksinuar , nuk ka dilema cilado vaksinë të jetë do jëtë shumë me e mirë se mos vaksinohen qytetarët”.

Shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë flasin se në covid-qendrën e Tetovës trajtohen 11 pacientë, kurse në Tetovë dhe Komunat përreth shënohen afro 450 raste aktive me COVID-19. /KlanMacedonia