Tetovë, tentativë për rrëmbim të një personi

Mbrëmë (03.03.2020) diku rreth orës 23 e 30 minuta, 26-vjeçari I.B. nga Tetova, në Sektorin e punëve të brendshem Tetovë, ka denoncuar se rreth orës 22 e 30 minuta, në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, dy persona prej të cilëve njërin e ka njohur, me forcë e kanë futur në veturën ,,Volfswagen Golf” dhe e kanë dërguar në drejtim të fshatit Falishtë, ku edhe e kanë nxjerur nga vetura duke e lënë në rrugë, njoftojnë nga SPB Tetovë, përcjell in7.

“Gjatë kësaj, njëri prej tyre e ka sulmuar fizikisht, i’a ka marrur telefonin celularë dhe teshat që ka pasur veshur, të cilat pas një kohe të shkurtë, kanë ardhur dhe i kanë kthyer celularin dhe veshjen, më ç’rast janë larguar me veturën e tyre”, njoftojnë nga policia e Tetovës.

Shkaku i kësaj ndodhie, sipas denoncimit, kanë qenë mosmarëveshjet juridiko- pronësore që kanë pasur të involvuarit në këtë rast.

Meren masat për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasiti.