Ameli de Monshalan: Vendimin për negociatat do ta marrim në bazë të rekomandimeve të KE-së

Sekretarja shtetërore e Francës për Çështje Evropiane, Ameli de Monshalan, në përgjigjen e pyetjes së deputetëve, thekson se Franca do ta sjellë vendimin e saj në bazë të mendimit të Komisionit Evropian, pa thënë se çfarë do të jetë ky vendim.

Deputeti francez i radhëve të Republikës shumicë në lëvizje, Ksavier Paluzukieviç, pyet se pse më 17 dhe 18 tetor 2019 në Këshillin Evropian u hodh poshtë propozimi për fillimin e negociatave prej 28-të vendeve anëtare të Unionit dhe sipas kësaj u duk se Franca në mënyrë të veçantë e ka kundërshtuar inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në kundërshtim me të gjithë partnerët e vet.

Ai dëshiron ta dijë se pse ky vend konkretisht, sipas shtetit francez, nuk i plotëson kushtet për hyrje në Union. Veçanërisht shpreh interesim për gjendjen në Maqedoninë e Veriut dhe për harmonizimin e saj me kriteret e ashtuquajtura të Kopenhagës, në krahasim me shtetet e tjera në fazë të negociatave për inkuadrim si Serbia apo Mali i Zi.

Ameli de Monshalan thekson se me këtë rast, vendet anëtare nuk gjetën marrëveshje unanime për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për shkak të disa pozitave të ndryshme, veçanërisht lidhur me mungesën e tërësisë në procesin aktual të inkuadrimit, për progresin që duhet ta arrijnë këto vende në reformat e kërkuara, për kushtet e mundshme plotësuese apo modalitetet për hapjen e negociatave ose madje edhe pas mundësisë për fillimin e negociatave vetëm me njërin apo të dyja vendet.

“Në këto diskutime, Franca, njëherësh duke e konfirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, bëri thirrje për reformë në themel të procesit të inkuadrimit në Union me qëllim që të bëhet më i besueshëm dhe më efektiv”, u përgjigj Monshalan.

Sipas saj, kjo reformë është kërkuar për një kohë të gjatë nga Franca, si edhe nga disa vende-anëtare. Krahas kësaj, Franca dhe disa vende-anëtare kanë vlerësuar se dy vendet e involvuara nuk i plotësojnë në tërësi kriteret e përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian në qershor të vitit 2018 në raport me reformat, veçanërisht në sferën e qeverisjes të së drejtës dhe drejtësisë.

“Komisioni Evropian i ri i formuloi më 5 shkurt 2020 propozimet për reforma të mëdha në procesin inkuadrues, që i përfshijnë propozimet që i propozon Franca në vjeshtën e vitit 2019. Kjo reformë shkon në drejtim të ndryshimit të paradigmës së dëshiruar nga Franca. Konkretisht, vendosen kritere më objektive dhe më të verifikueshme, kushte të përforcuara në kuptimin e qeverisjes të së drejtës, por, gjithashtu edhe konvergjencës ekonomike dhe sociale, një sistem për stimulim i cili mundëson përfitime konkrete në rast progresi në reforma dhe anasjelltas, masa reverzibiliteti në rast mossuksesi”, sqaron, sekretarja shtetërore e ministrit për Evropën dhe Punëve të Jashtme, përgjegjës për çështje evropiane.

Tani, sipas Monshalan, do të ketë diskutim në Këshillin e Bashkimit Evropian para samitit në Zagreb në maj të vitit 2020.

“Franca do të jetë e kujdesshme lidhur me zbatimin e këtyre propozimeve dhe mbajtjen e nivelit të ambicies së kësaj reforme para se të fillohet me negociata. Krahas kësaj, në bazë të vlerësimit të Komisionit Evropian për reformat e zbatuara në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri për plotësimin e kritereve të përcaktuara nga Këshilli, Franca do të sjellë vendim”, thotë ajo.

Sa i takon konkretisht, Maqedonisë së Veriut, Ameli de Monshalan në përgjigjen për deputetin francez, të përpunuar para publikimit të mendimit të Komisionit Evropian thekson se Franca e pranon vlerën e marrëveshjes historike të Prespës me të cilën zgjidhet një kontest i madh bilateral midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe se paraqet hap të madh përpara për stabilitetin në rajon. Marrëdhëniet e mira fqinje janë element thelbësor në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian njëjtë sikurse kriteret e tjera.