Tetovë, rritet interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar

Në rajonin e Pollogut rritet interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID-19. Në pikën rajonale të Tetovës numri i të vaksinuarve në ditë ka arritur në 700. Autoritetet shëndetësore presin që në ditët e ardhshme numri i të vaksinuarve në ditë të kalojë mbi 1 mijë.

Numri po rritet, pra jemi shumë të kënaqur nga fluksi i qytetarëve që vijnë në terminet e caktuara. Presim të rritet numri sepse shihet nga qytetarët e shohin se vaksinimi është dalja e vetme nga kjo pandemi. Në ditë vaksinohen nga 700 – 800 persona dhe presim që ky numër ta kaloj njëmijëshen ditëve në vijim – tha Borisllav Jorgaqieski, Drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Tetovë.

Ata që u vaksinuan sot apeluan që të gjithë të imunizohen.

“Mirë një herë mirë ndjehem po se di, tani sa e mora. Duhet ta marrin gjithë duhet sepse dëgjojmë ka virus shumë dhe duhet ta marrim”.

“Mirë ndjehem shumë mirë, mendoj se duhet gjithë ta marrin”.

“Sa më parë le ta marrin gjithë se nuk është asgjë është mirë për ne”.

Në Qytetin e Tetovës për vaksinim janë paraqitur mbi 11 000 persona.