“Sopoti”, dëmshpërblimin kërkohet ta shpaguajnë agjentët e dyshuar për inskenimin e rastit

Avokatura Shtetërore kërkon regres ndaj inspektorët të përfshirë në rastin “Sopoti” për dëmtim të buxhetit shtetëror me punën e tyre jo profesionale. Alsat ka siguruar një dokument përmes të cilit Avokati i Shtetit kërkon nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion që mbi bazën e dëmit të shkaktuar, gjashtë inspektorëve të DSK-së të njohur për opinionin t’i merret vlerë nga pasuria që të zhdëmtohet buxheti shtetëror. Kërkesa e përfaqësuesit juridik shtetëror bazohet nga konstatimet e nxjerra nga ana e ish PSP-së gjatë procedurës për zbardhjen e rastit “Sopoti”. Por përgjigja e Prokurorisë së Villma Ruskovskas ka qenë e prerë, nuk ka bazë për intervenim penal./ALSAT