Tetovë, numri i të hospitalizuarve në rënie

Numri i personave të hospitalizuar me Covid – 19 në spitalin Klinik të Tetovës është duke u ulur për rreth 30%. Sipas Gëzim Nuredinit, koordinator i qendrës Covid – Tetovë, kjo tregon se inteziteti I virusit është duke rënë dukshëm dhe se masat mbrojtëse që janë duke u respektuar. Nuredini thotë se për momentin janë vetëm 20 pacientë të hospitalizuar.

“Fatmirësishtë këtë javë kemi ulje drastike të numrit të hospitalizar dhe pacientëve të cilët kanë nevojë për kontroll apo konsultime në ambulanten e qendrës për Covid. Për momentin kemi 20 pacientë të hospitalizuar që do të thotë 20 deri 30 % është numri i ulur i pacientëve ndërsa sa i përket ambulantes Covid numri është 20 deri në 30 që para disa javëve ishte 70 apo 80, por edhe më tepër”, tha Gëzim Nuredini – Koordinator i Covid-Qendrës – Tetovë.

Sipas Nuredinit nëse qytetarët kanë respektuar masat me ardhjen e mërgimtarëve dhe festive të fundvitit numri i pacientëve të të hospitalizuar do të bjerë akoma.

“Me këtë gjendje që jemi tani tregon se qytetarët i kanë respektuar masat dhe mendoni mos kishim respektuar masat se në çfarë gjendje do të ishim. Kjo tregon për vetëdije të qytetarëve të lartë dhe jo ne se tani kemi triumfuar, por duhet të vazhdojmë me këto masa. Tani presim mos kemi rritje pasi që këto ditë patëm edhe vizitat e familjarëve që janë në perëndim, por shpresoj se ne përsëri do ja dalim me virusin”, tha Gëzim Nuredini – Koordinator i Covid-Qendrës – Tetovë.

Numri i rasteve aktive në qytetin e Tetovës është mbi 700, ndërsa nga fillimi i pandemisë janë infektuar gjithsej 4820 persona, 186 prej tyre kanë ndërruar jetë./