Tetovë, me ndihmën e vëllaut ia vjedh bashkëshortit 400 mijë franga

Sektori për Punë të brendshme Tetovë, deri te Prokuroria Publike Tetovë, ka dorëzuar padi penale kundër A.H. (65) nga Reçica e Vogël dhe vëllait të saj S.S. (56) nga Bosnja dhe Hercegovina, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë”.

“Në periudhën prej 4 deri më 8 korrik, A.H. i ka ndihmuar vëllait të saj S.S. t’i vjedh 400.000 franga zvicerane nga A.Xh. (80) nga Reçica e Vogël, i cili është bashkëshorti i saj dhe të ikë në Bosnje dhe Hercegovinë”, thonë nga MPB.

Pas paraqitjes së rastit në SPB Tetovë, A.H. gjithashtu është larguar në Bosnje dhe Hercegovina dhe nga vëllai i saj e ka marrë tërë shumën e parave, pas çka ka shkuar në Zvicër.