Çair, nesër shpaloset tabela me emrin e ri të rrugës “Jusuf Gërvalla”

Nesër më datë 30.07.2021 (e premte) në orën 11:00 do të bëhet shpalosja e tabelës me emrin e ri të rrugës “Jusuf Gërvalla” në Komunën e Çairit në hyrje të Çarshisë së Vjetër (afër barnatores Zegin).

Shpalosja e tabelës krahas kreut të komunës Visar Ganiu do të bëhet së bashku edhe me Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe njëherësh e bija e veprimtarit Jusuf Gërvalla, zonja Donika Gërvalla.