Tetovë: burri sulmon fizikisht gruan dhe djalin

Më 21.07.2026 në orën 03:10, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Grupçin kanë privuar nga liria personin M.D. (45) nga një fshat i Tetovës, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se në shtëpinë familjare në orën 01:00, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 42-vjeçare dhe djalin e tij 21-vjeçar, me ç’rast ka përdorur një mjet të mprehtë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj M.D. do të ngrihen parashtresat përkatëse.