Tetovari lëndohet nga shpërthimi i një bombole gazi

Një banor 74-vjeçar i Tetovës është lënduar pasi u përpoq të shuante zjarrin në shtëpi të shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi për kafe. Me ndërhyrjen e Njësisë territoriale zjarrfikëse të Tetovës, zjarri është shuar plotësisht.

“Dje në orën 9:45 në SPB Tetovë, është denoncuar se gjatë shpërthimit të një bombole gazi, ka shpërthyer një zjarr në shtëpinë e 74-vjeçarit M.H., në rrugën 146 në Tetovë. M.H., duke u munduar ta shuajë vetë zjarrin, ka pësuar lëndime në fytyrë dhe duar, pas çka është transferuar në Spitalin Klinik në Tetovë, njoftojnë sot nga SPB Tetovë.

Ekspertizë në shtëpi ka kryer një ekip i SPB Tetovë./MIA