Tetovari dyshohet se ka vjedhur në afërsi të një fabrike, arrestohet

MPB bën të ditur se në orët e para të ditës së sotme është arrestuar një 47-vjeçar nga Tetova pasi i njëjti dyshohet se ka vejdhur në afërsi të një fabrike në Tetovë

“Sot (08.03.2023) rreth orës 03:30 në rrugën “Vidoe Smilevski-Bato” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovës kanë privuar nga liria 47-vjeçarin M.P. nga Tetova. Ai dyshohet se ka marrë disa produkte në rrethin e një fabrike në Tetovë, të cilat janë gjetur dhe do t’i kthehen pronarit”, thonë nga MPB.