30 huliganë të “FAMILY”-t sulmojnë 50 tifozë të “Rabotniçkit”, rëndë plagoset një 16-vjeçar

 

Një 18-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pas përleshjes masive që ndodhi më 31 tetor para qendrës sportive “Jane Sandanski” në Shkup, gjatë ndeshjes së basketbollit mes ekipeve “Skopje 2023” dhe “Rabotniçki”.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rreth 30 tifozë të grupit “Family Aerodrom” kanë sulmuar fizikisht rreth 50 tifozë të “Rabotniçkit”, të cilët po prisnin të hynin në palestër për ta ndjekur ndeshjen.
Gjatë përleshjes, rëndë është lënduar edhe një 16-vjeçar nga Shkupi, i cili është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.
Policia ka arrestuar M.M. (18), i dyshuar se ka nxitur dhe marrë pjesë në përleshje. SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe paralajmëron procedurë përkatëse.