Tetovari arrestohet pasi sulmoi fizikisht një polic

SPB Tetovë informon se pas mesnate është arrestuar një banore e qytetit e cila kishte sulmuar fizikisht një nëpunëse policie e cila ka qenë në detyrë. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Marshall Tito”.

“Mbrëmë (24 gusht), dhjetë minuta pas mesnate, në rrugën ‘Marshall Tito’ në Tetovë, nëpunës policor e kanë privuar nga liria një grua 45-vjeçare nga Tetova për shkak se ka sulmuar fizikisht një police e cili kryente aktivitetet zyrtare. Ajo është mbajtur në stacion policor dhe do të përballet me parashtresë”, tha zëdhënësi Marjan Josifoski.