Komuna e Tetovës kërkon nga Qeveria sa më shpejtë të dalë në ndihmë të tetovarëve. Kasami kërkon pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve dhe hapësirave publike, por edhe dëmshpërblim për qytetarët të cilët pësuan dëme nga vërshimet.
“Fatkeqësisht ende nuk kemi ndonjë përgjigje edhe ne nuk mund të presim pafund. Ne kemi angazhuar njësinë kundër zjarrit bashkë me ndërmarrjen komunale që të bëjnë dezinfektimin e rrugëve edhe hapësirave publike. Ne do vazhdojmë që të presim nga qeveria të na përkrahë në procesin e dezinfektimit të hapësirave publike private dhe shkollave, pasi që është koha e nxehtë dhe nuk pret që qeveria t’i kalojë të gjithë ato procedura. Ditën e zjarrit fatkeqësisht qeverisë ju deshtë gjashtë orë që të reagojë. Unë do kisha lutur qeverinë që të reagojmë më shpejtë pasi që është koha e nxehtë dhe kishim momente që mbetjet dhe ujërat e zeza janë futur në shtëpitë e tetovarëve dhe ne nuk mund të presim pafund”- deklaroi Bilall Kasami – kryetar i komunës së Tetovës.
Kasami thotë se numri i qytetarëve që janë duke kërkuar kompensim nga ana e komunës së Tetovës është duke u rritur, ndërsa komisioni komunal është duke shkuar në shtëpitë të cilat kanë paraqitur dëme. Edhe shtabi i krizës nesër në mbledhje do të shohë se sa qytetarë janë dëmtuar.
Студент кој открил лек за дијабетес открива:
Sipas Kasamit ata kërkojnë që qeveria të kompensojë në tërësi dëmet e qytetarëve të Tetovës.
“Do kërkojmë mbulimin e të gjitha dëmeve që janë bërë, por do shohim si do jetë përgjigja e qeverisë dhe ashtu do veprojmë.”
Gjatë ditës së djeshme nga ana e Qeverisë për Televizionin 21 thanë sekujdesi ndaj qytetarëve dhe në raste të tilla është që të u dal në ndihmë të gjithëve, përfshirë edhe njësive të vetëqeverisjes lokale. Qeveria miraton vendime për llojin dhe lartësinë e ndihmës. Në raste të këtilla, komisionet komunale për vlerësimin e dëmeve dalin në terren dhe përgatisin procesverbal. Ata më pas bëjnë një raport përmbledhës ose elaborat dhe i dorëzojnë deri te Komisioni i Qeverisë për vlerësimin dhe menaxhimin e dëmeve.