Tetë femra gjenden në dy objekte në Tetovë, dyshohen për prostitucion

Tetë femra, prej të cilave tre shtetase të Maqedonisë së Veriut dhe pesë shtetase të huaja janë gjetur gjatë bastisjes së policisë në një objekt hotelierik në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, si edhe në shtëpinë e pronarit.

Ata janë arrestuar nën dyshimin për ndërmjetësim në prostitucion. Në aksionin kontrollues i cili është zbatuar prej mbrëmë në orën 23 deri në orën 3:20 pas mesnate, kanë marrë pjesë nëpunës policorë të SPB Tetovë dhe nëpunës policorë të MPB-së.

Është bërë edhe kontroll në një objekt hotelierik në Dobërdoll të Gostivarit, si edhe bastisje në shtëpinë e pronarit N.R. (50).

Në objektin dhe shtëpinë janë gjetur tetë femra, prej të cilave tre shtetase të Serbisë, një e Malit të Zi dhe një e Kroacisë të moshës prej 20 deri 31 vjeç, si edhe tre shtetase të Maqedonisë të moshës prej 35 deri në 43 vjeç.

Ato janë dërguar në Stacionin policor në Gostivar për shkak të dyshimit për involvimin e tyre në veprën penale “ndërmjetësim në kryerjen e prostitucionit”, e ndëshkueshme sipas nenit 191 të KP.