Gjenerali Haftar ultimatum Turqisë: Të largohen trupat brenda 72 orësh në të kundërt do të fillojmë sulmet

Gjenerali i ushtrisë së Libisë, Khalifa Haftar ka dhënë ultimatum Turqinë që ti tërheqë trupat ushtarak nga Tripoli, Siri brenda 72 orëve.

Ai kërcënon se do të sulmojë forcat e Turqisë të cilët do të hyjnë brenda territorit.

Reagimi i gjeneralit për Ankaranë erdhi pasi qeveria e Libisë pranoi ofertën e ndihmës ushtarake nga Turqia, e cila hapi rrugën për përfshirjen më të madhe të këtij të fundit në vendin e shkatërruar nga lufta civile e Afrikës së Veriut.

Duke folur në emër të forcave të Haftarit, Khaled al-Mahjoum i tha rrjetit Al Arabiya se ai e konsideron të pamundur që Tayip Erdogan të dërgonte trupat turke në Libi pas “shkeljes së rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Ai thekson se nëse trupat e Turqisë shkelin në tokën e Libisë ato do të konsiderohen si armiq dhe do të sulmohen.

I dërguari i posaçëm i Turqisë në Libi, Emrullah Isler, tha që asnjë forcë tokësore nuk është vendosur aktualisht dhe se çështja do të diskutohet nga Asambleja Kombëtare Turke të Shtunën.