Ja çka pati nevojë në Kongresin e partisë

Xhevdet Hajredini

Pat nevojë nga Kongresi I Partisë të dalin edhe disa rezoluta tjera, si për shembull:
1. Të rinjtë të mos largohen se rrogat, pa shkuar në punë, si askund tjetër në botë, do t’ju dërgohen në shtëpi;
2. Të përsëritet thirrja e “liderit” që mërgata ta ndjekë shembullin e Skenderbeut dhe të rilindasve dhe të këthehen që me paratë e fituara ta zhvillojnë atëdheun.
3. Të luten përsëri ndërkombëtarët të marrin pjesë në proceset e njoohura gjyqësore.
4. T’i bëhet thirje gjyqit të Kërçovës sa më shpejtë t’ia shqiptojë dënimin maksimal El Çekës.
5. Të ndërpriten të gjithë procedurat hetimore dhe proceset gjyqësore kundër funksionarëve të Partisë, të cilat janë ngritë deri tani, veçanërisht për TELEKOMIN dhe PACIENTIN.
6. Të mos përsëritet edhe një herë rrobërimi i shtetit dhe gjendja e krizës shumë të thellë.
7. Të konstatohet edhe një herë se në rradhët e Partisë nuk ka pas krim dhe korrupsion, pasi organet hetimore, edhe pas thirjes që ua bëri “lideri” i ynë,nuk hapën procedurë për asnjë.
8.Të hidhen poshtë rekomandimet e Pribes dhe të Komisionit të Venecias, si dhe kërkesat e Bundestagut e të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.