Tërmeti 7.5 ballësh lëkund Perunë

Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë të Rihterit ka goditur Perunë herët në mëngjesin e së dielës.

Epiqendra e tërmetit u raportua në rajonin e Amazonas, por u ndje edhe në kryeqytetin Lima dhe qytete të tjera fqinje.

Tërmeti kishte një thellësi të regjistruar prej 112 km, sipas Qendrës Kombëtare të Sizmologjisë të Perusë

Nuk është raportuar ende për dëme të mëdha apo alarme për cunami, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Më herët të dielën, një tërmet me magnitudë 5.2 goditi vendin me epiqendër në El Callao, Lima.