“Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit!

Flamuri ynë kombëtar e ngërthen në vetvete tërë kalendarin tonë kolektivë, pra të gjitha kremtet tona kur ai është valëvitur në majë të shtizës, siç janë vulosur në të edhe ditët e dhembjes sonë kolektive, e kur atë e kemi zbritur në gjysmështizë.
Por edhe kur me të i kemi festuar datat e lavdishme, njësoj si edhe kur me të kemi shprehur dhembjen kolektive, ne e kemi ditur se nuk ka flamur që mund të t’i mbulojë shëmtitë individuale, siç nuk ka flamur kombëtarë që e lë të pashënuar atë që ke bërë për popullin tënd.
Andaj le të mburremi me të gjitha vlerat që na identifikojnë për atë që kemi dhe atë që jemi, me në krye flamurin tonë, por duke mos harruar kurrë se krenaria dhe vetëdija kombëtare, nuk janë diçka sezonale që vijnë e shkon varësisht nga interesi ynë personal, por se ato janë të vulosuar dhe të gdhendura në ne si në gurë, si e zeza e shkabës dykrenore në të kuqen e flamurit tonë kombëtar. (Kim Mehmeti)