Tërmet në Shkup e Tetovë

Tërmeti është ndjerë në Shkup dhe Tetovë

Një tërmet me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter është ndjerë para pak minutash në Tetovë, Shkup dhe rrethinë. Siç njofton Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 15 kilometra në verilindje të Tetovës, në thellësi prej 5 kilometrash.