‘Tërmet’ në Real Madrid / Perez nuk ka kursyer as Jose Mourinhon: Ai nuk është normal

El Confidencial ka shkaktuar ‘tërmet’ në Real Madrid pas publikimeve të audiove të presidentit të “Los Blancos”, Flonentino Perez.

Perez në vitin 2012 në biseda telefonike nuk kishte kursyer pothuajse asnjë lojtarë nga fyerjet.

Më parë u publikuan fyerjet që ai u kishte bërë lojtarëve si, Raul Gonzalez.

Ai nuk ka kursyer as Ronaldon dhe Mourinhon duke i quajtur të dy abnormal.

“Ronaldo? A je i çmendur Ai është një përtac. Ju mendoni se ai është normal, por ai nuk është, nëse do të ishte, ai nuk do të bënte gjërat që bën. Jorge Mendes nuk urdhëron asgjë për të, ashtu siç nuk urdhëron Mourinhon. Zero! Po flasim për dy njerëz me një ego gjigante, të dy të vrazhdë dhe që nuk e shohin realitetin. Ata mund të bënin shumë më shumë para nëse i bënin gjërat ndryshe. Ata janë dy anormalë“, kishte thënë Perez.