Zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (13-korrik) rreth orës 09:40 në Gjurgjevisht të Gostivarit, kanë arrestuar personin N.Q. (31) nga ky fshat, nën dyshimin e përfshirjes së tij në dy vjedhje të veturave. Merren masat për të zbardhur dhe dokumentuar çështjen, pas së cilës do të përgatitet parashtresë adekuate.
Lajme Arrestohet 31 vjeçari nga Gostivari, dyshohet për vjedhje të veturave