Tërmet i fuqishëm në Taxhikistan, afër kufirit me Kinën

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.8 ka goditur rajonin lindor të Taxhikistanit afër kufirit me Kinën.

Tërmeti u pasua me disa pasgoditje ku më e forta ishte me magnitudë 5.2.

Tërmeti u regjistrua në orën 06:36 me orën lokale, ndërsa epiqendra ishte afër zonës së Murghob.

Lëkundjet u ndjen edhe në Kinë ku sipas mediave kineze raportohet qe tërmeti ishte 7.3 shkallë.