SHBA, temperaturat bien deri në minus 45 gradë

Për shkak të stuhisë së dimrit që ka përfshirë zona të caktuara të SHBA-së, në disa pjesë të shtetit temperaturat mund të zbresin deri në minus 45 gradë, njoftuan mediat amerikane.

Si pasojë e stuhisë së borës, janë mbyllur biznese dhe shkolla në Dakota, Minesota dhe Viskonsin, ndërsa u anuluan afro pesë mijë fluturime.

Stuhitë e erës mund të arrijnë shpejtësinë 80 kilometra në orë, ndërsa në disa pjesë të SHBA-së, nën ndikimin e një dallge jashtëzakonisht të ftohtë, temperaturat mund të bien deri në minus 45 gradë Celsius.

Guvernatori i Minesotës, Tim Volc, tha se Garda Kombëtare do të ndihmoj shoferët e ngecur në stuhinë e borës, pasi sinoptikanët parashikojnë deri në një metër borë për disa pjesë të shteteve veriore – reshjet më të mëdha të borës në 30 vjet.

Në të njëjtën kohë, disa pjesë të pjesës lindore të SHBA-së kanë temperatura jashtëzakonisht të larta – në Orlando, Florida, ato mund të arrijnë deri 32 gradë Celsius, ndërsa në Luiziana, Nju Orleans, deri në 29 gradë, njoftuan meteorologët.