Ter Stegen vazhdon rikuperimin, synon rikthimin për ‘El Clasico’

Marc Andre ter Stegen po vazhdon fazën e rikuperimit.

Portieri gjerman ka pasur një intervenim në gju dhe ka humbur ndeshjet e para të këtij sezoni me Barcelonën.

Ter Stegen është një mungesë e madhe për Barcelonën, edhe pse këta të fundit nuk kanë pranuar gola në ndeshjet e para.

Gjithsesi, portieri gjerman është në rrugë të mirë në rikuperim, dhe sipas ‘Mundo Deportivo’ ai po synon ‘El Clasicon’, transmeton lajmi.net

Nëse Ter Stegen rikuperohet në kohë, do të jetë më pas në duart e Ronald Koeman nëse do t’i jap minuta gjermanit.

Një ndeshje aq kërkuese si ‘El Clasico’ mund të konsiderohet ngarkesë e madhe për portierin, nga Ronald Koeman.