Ronaldo ishte afër transferimit tek Arsenal, para se të kalonte tek United – ai madje drekoi me Wenger

Cristiano Ronaldo mund të ishte një histori krejt ndryshe, nëse transferimi i tij tek Arsenal do të kompletohej.

Ylli portugez, i cili tashmë numëron pesë Topa të Artë, Cristiano Ronaldo, hapat e mëdhenj nisi t’i bënte me skuadrën e Manchester United.

Por, para se të kalonte tek United, lojtari ka qenë shumë afër nënshkrimit të marrëveshjes me Arsenal.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Arsene Wenger, i cili ka treguar se si ata të dy kishin drekuar me njëri tjetrin, madje në fushën stërvitore të ‘Gunners’.

“Ne kishim një marrëveshje me Sporting dhe United mori Carlos Queiroz si ndihmëstrajner, dhe ata na mposhtë me ofertë menjëherë dhe morën Ronaldon, por ne kishim marrëveshje”, ka thënë Wenger, transmeton lajmi.net.

“Ai kishte fanellën e Arsenal, unë drekova me të dhe nënën e tij në fushën stërvitore tonën”, shtoi francezi.

Imagjinojeni.. ku do të ishte Cristiano Ronaldo nëse do të nënshkruante me Arsenal? Më poshtë apo më lart në karrierë? Gjithsesi, zgjedhja e tij del të mos jetë e gabuar, pasi ai tashmë është në debatin për epitetin e lojtarit më të mirë në historinë e futbollit.