Ter Stegen me një mesazh për tifozët e Gjermanisë: Jemi të zhgënjyer që Kupa e Botës mbaroi herët për ne

Portieri i kombëtares së Gjermanisë, Mar ter Stegen ka bërë një reagim në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Twitter’, lidhur me eliminimin e hershëm të kombëtares së tij nga Kupa e Botës.
Kombëtarja e Gjermanisë nuk arriti që të kalonte fazën e grupeve në Kupën e Botës, duke mbetur prapa Japonisë dhe Spanjës në grupin e tyre.

Portieri i Gjermanisë, Ter Stegen është shprehur i mërzitur për këtë eliminim, por ka përsëritur se është krenar që përfaqëson Gjermaninë.

“Është akoma e vështirë të gjesh fjalët e duhura… Ne jemi të zhgënjyer që Kupa e Botës përfundoi në aso faze të hershme për ne”, ka thënë Ter Stegen, përcjell lajmi.net.

“Krenar që përfaqësoj shtetin tim, faleminderit për mbështetjen”, shtoi anëtari i Barcelonës.

Tifozët e kombëtares së Gjermanisë, pas eliminimit të kombëtares së tyre, filluan ta vënë në pikëpyetje zgjedhjen e Manuel Neuer si startues dhe nisën të bëjnë komente pro Ter Stegen.