Ditë pushimi në Kupën e Botës – ndeshjet kthehen të premten

Sot do të jetë ditë pushimi në Kampionatin Botëror. Pak kohë për tifozët e futbollit që t’i pushojnë sytë e tyre.
Kampionati Botëror 2022 ka mësuar tashmë edhe skuadrat çerekfinaliste, me Portugalinë si e fundit që siguroi biletë për fazën tjetër, shkruan lajmi.net.

Holanda, Argjentina, Anglia, Franca, Kroacia, Maroku, Brazili e Portugalia janë skuadrat që do të luajnë në fazën çerekfinale.

Megjithatë, para kësaj sfide, kombëtaret do të kenë dy ditë pushimi: sot dhe nesër.

Sfidat e Botërorit do të kthehen të premten, me ndeshjet Kroaci – Brazil dhe Holandë – Argjentinë në orar.