Tentoi kontrabandën me duhan të nargjilesë, kapet shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur se me datë 25 të këtij muaji në pikën kufitare “Tabanoc” është parandaluar kontrabanda e 30 kilogramëve duhan të aromatizuar për nargjile, transmeton TV21. Doganat bëjnë të ditur se me këtë veprim është tentuar t’i iket pagesës së taksave prej 60 mije denarëve.

“Automjeti me targa të Maqedonisë, i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, për shkak të dyshimeve është përzgjedhur për realizimin e kontrollit të detajuar, nga ku janë gjetur 120 kuti me 250 g duhan për nargjile, me aromë, të cilin personi nuk e ka paraqitur”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Drejtorisë së Doganave./tv21.tv