Tensione në veri/ Sadri Ramabaja ‘godet’ Baton Haxhiun dhe PDK-në e Memli Krasniqin, tregon me kë u takua sot Isa Mustafa

Profesori dhe analisti politik, Sadri Ramabaja ka reaguar pas tensioneve që po zhvillohen në veri.

Ramabaja thotë se në veri Goran Rakiqi ka parashtruar dy kërkesa ultimative, siç janë largimi i kryetarëve nga zyrat e komunave dhe largimin e Njësisë Speciale të Policisë.

Ramabaja përmes një postimi në facebook, shkruan edhe për një deklaratë të Baton Haxhiut, i cili ka thënë të premtën se kryetarët në veri, të hënën nuk do të shkojnë në zyre.

Mirëpo, sipas Ramabajës, sot dy kryetrët e LVV-së ishin në zyre, ndërsa ata të PDK-së jo.

Prej sot, kam dilema serioze se kush realisht e drejton PDK-në: Memli Krasniqi apo Baton Haxhiu. Prej atij ambienti politik [PDK-së], fryma e UÇK-së kaherë ka marrë arratinë”, shkruan Ramabaja.

Tutje ai tregon se ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa sot në një restaurant është takuar me Baton Haxhiun.

Postimi i plotë.

Goran Rakiqi ndërkohë po parashtron dy kërkesa ultimative:

1. Largimin e kryetarëve nga zyrat e Komunave dhe

2. Largimin e forcave të Njësisë Speciale të Policisë.

Në PRESSING-un e së shtunës që lamë pas, portparolli i kësaj politike me emrin Baton Haxhiu, qe shprehur se kryetarët as që do të mund të shkojnë të hënën në zyrat e tyre.

Sot megjithatë, dy kryetarët që vijnë nga VV ishin në zyrat e tyre dhe bënë publike disa nga vendimet që kanë marrë. Ju uroj punë të mbarë tutje dhe suksese. 

Por, duket se mesazhin e Batonit e kanë dëgjuar kryetarët e dy komunave ku ka fituar PDK-ja.

Prej sot, kam dilema serioze se kush realisht e drejton PDK-në: Memli Krasniqi apo Baton Haxhiu.

Prej atij ambienti politik [PDK-së], fryma e UÇK-së kaherë ka marrë arratinë.

Sot derisa pinim kafen me me një mik timin në një ambient publik në Pristinë, në një kënd të restaurantit, rrinte Isa Mustafa. Pas pak erdhi ta shoqërojë Baton Haxhiu.

Në vitet ’90-ta sa herë që në Tiranë vinte nga Prishtina njëri nga nënkryetrët e LDK-së, Partia Demokratike të nesërmen organizonte protesta, që zakonisht shoqëroheshin me skandale publike…

Rkthimi i Batonit nga “azili politik” [Tirana] në Prishitnë, nuk është vështirë të supozohet se çka mund të prodhojë, sidomos kur “planifikimi” bëhet duke u konsultuar Jozef Fusheja – IM.

Pavarësisht kësaj, Republika ka Zot dhe epoka e nostalgjikëve jugosllav tashmë ka perenduar, nuk rikthehet dot.