Demokratët Europianë kritikojnë Ramën për plumbat e gomës: Erjon Vishkulli ka nevojë për drejtësi, jo për propagandë!

Demokratët Europianë kanë reaguar sërish ndaj kryeministrit Edi Rama, këtë herë lidhur me plagosjen e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli gjatë protestave studentore në Tiranë.

Në një deklaratë publike, ata kërkojnë hetim të pavarur për incidentin, nxjerrjen përpara përgjegjësisë të personave të përfshirë dhe ndalimin e përdorimit joproporcional të forcës nga policia.

Në reagim thuhet se Vishkulli është qëlluar në sy me plumb gome nga policia dhe se shikimi i tij është tashmë në rrezik.