Ten Hag i lumtur për golin e Ronaldos: Është fantastike ta shohësh atë teksa shënon

Erik Ten Hag është shprehur i lumtur pas golit të shënuar nga Cristiano Ronaldo në ndeshjen që Manchester United e luajti ndaj Sheriff Tirasporit.
Portugezi realizoi një gol të bukur, për t’ia dhënë skuadrës së tij avantazhin e trefishtë, i cili ishte rezultati final i ndeshjes.

Pas ndeshjes, vetë Ten Hag iu drejtua medieve duke u shprehur i lumtur në lidhje me “zhbllokimin” e portugezit.

“Të shihje Cristiano Ronaldon duke arritur golin e tij ishte e mrekullueshme. Ai krijoi shumë, ekipi krijoi për të dhe ne e dimë se ai ka aftësinë për të përfunduar”, tha fillimisht ai.

“Cristiano kishte nevojë për një gol dhe tani jam i bindur se do të ketë më shumë gola nga ai”, përfundoi Ten Hag.