Fatmir Spahiu ironizon me “eksperimentin” e Ramës

Aktori kosovar, Fatmir Spahiu i njohur në publik si ‘Bufi’ njihet për reagimet e tij ironizuese lidhur me situata të ndryshme në vend.

E një reagim i tillë ka ardh edhe së fundi nga aktori pas kolonave të shumta që janë krijuar në kryeqytet, shkruan lajmi.net.

Bufi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka ironizuar me situatën.

“Me pas ditë më herët që bëhet kësi hallakame isha dal me skarë në ndonjë qoshe aty”, shkroi ai.

Theksojmë se testimi i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet do zgjasë nga sot për tre ditë radhazi. /Lajmi.net/