Telekomi të japë miliona kundër Koronavirusit, sikur u ka dhënë ryshfet disa politikanëve

Xhevdet Hajredini

1. Ashtu sikur ish drejtorët e Magyar Telekomit që kanë dhënë ryshfet shuma milionëshe për disa politikanë në Maqedoni, radha është që drejtorët e tanishëm të japin disa miliona si ndihmë për të prekurit nga Pandemia.

2. Edhe ata që i shërbyen 10 vite Gruevskit dhe e sollën vendin “në situatë të krizës shumë të rëndë” (Pribe, në vend se të ndihen fajtorë, lavdërohen se “kemi realizuar fitore të madhr-fituam diçka që nuk kemi fituar 15 vite”.

3. Edhe hajdutët tonë e respektojnë vendimin e shumicës së kolegëve të tyre shqiptar në Kosovë. Debati dhe rezultati në Kuvendin e Kosovës, treguan se nuk janë shkak as Agimi,as Amerika, as Dialogu. Shkaku është se në strukturën udhëheqëse të LDK-s dominojnë kuadro të korruptuar.
Edhe një serb i mençur(Janjiq) thot mes tjerash, kështu:
Politikanët e Prishtinës nuk kanë ndjenjë përgjegjësie për shoqërinë por përplajet dhe mosmarrëveshjet politike i kanë më të rëndësishme në kohën kur bota është goditur nga pandemia e Koronavirusit.