Nga 5 deri më 11 tetor, Ministria e Punëve të Brendshme po zhvillon kontrolle të shtuara në komunikacion ndaj përdorimit të parregullt të telefonave celularë, kufjeve dhe pajisjeve të tjera elektronike gjatë drejtimit të automjetit.
Kontrollet zhvillohen në kuadër të fushatës ndërkombëtare të ROADPOL-it, “Focus on the Road”, e cila po zbatohet njëkohësisht në 34 shtete evropiane.
Nga MPB paralajmërojnë se shkrimi i mesazheve, bisedat telefonike, kontrollimi i njoftimeve apo përdorimi i rrjeteve sociale gjatë drejtimit të automjetit e largojnë vëmendjen nga rruga dhe rrisin rrezikun për aksidente.
MPB u bën thirrje shoferëve të jenë të përqendruar në rrugë dhe të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit.





