Tejkalohet problemi, kryeredaktori i Lajmit nuk dërgohet në stacion policor

 

Falë ndërhyrjes së kryeshefit të stacionit policor, kryeredaktori I Gazetës Lajm, Isen Saliu është lënë i lirë.
Policët deshën ta arrestojnë pak pas orës 19 dhe ta dergojnë në stacionin policor, për shkak se po incizonte me celular një ngjarje në lagjen Veri që e incizonin edhe shumë mediume tjera.
Falë kryeshefit problemi është tejkaluar dhe Saliu është lënë i lirë.