Të shtëna nga një motoçikletë në lëvizje drejt një “Audi”-je në Kumanovë

Dy persona po udhëtonin me një moped dhe kanë qëlluar disa herë me armë drejt një makine Audi.
Ngjarja ka ndodhur në një rrugë lokale në zonën e Kumanovës, në drejtim nga lagjja Karposh drejt fshatit Nikuljane.
Të shtënat janë raportuar në polici rreth orës 02:45 të mëngjesit.
Audi-n e drejtonte një 34-vjeçar nga Kumanova.
Nuk ka persona të lënduar.
Policia po punon për të gjetur dhe arrestuar personat që kanë qëlluar.