Të refuzohet pjesëmarrja e Bregoviqit në Festivalin e Birrës në Korçë, Rama e poshtëroi Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarinë për Serbinë

Shkruan: Rexhep Torte

Shqipëria amë, është e miliona e miliona shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi , në Luginën e Preshëves dhe e tërë mërgatës shqiptare, anë e kënd botës, atje ku jetojnë e punojnë.

Shqipëria amë, nuk është pronë e Edi Ramës, e këtij kryeministri prej maskarai e tradhtari kombëtar shqi[ptar.

Shqipëria amë, nuk është pronë as e Korçës dhe as e korçarëve, që ta ftojnë kengëtarin çetnik Goran Bregoviq në Festivalin e Birrës në Korçë, sepse pjesëmarrja e këtij këngëtari çetnik në këtë festival e denigron dhe e posjtëron festivalin, e poshtëron Korçën, Shqipërinë dhe i poshtëron mbarë Shqiptarinët.

Pjesëmarrja e këtij këngëtari çetnik shkel mbi dinjitetin dhe amanetin e dëshmorëve dhe të viktimave të pafajshme shqiptare të vrarë nga kriminelët e Serbisë.

Të rikujtojmë se Goran Bregoviq me grupin e tij me ftesë të maskarait dhe tradhtarit Edi Rama në vitin 2014 e vizitoi Tiranën, ku e shfaqi edhe koncertin e tij, për çka në shejë falenerimi Edi Rama që asokohe ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës ia dhuroi Çelësin e Tiranës.

Të rikujtojmë se Goran Bregiviq ka qenë adhuruesi dhe inspiruesi i kriminelit Serb Arkanit, i cili komponoi këngën e tij frymëzuese çetnike “Kallashikov” për t’i motivuar “Tigrat” e Arkanit të vrasin e të masakrojnë shqiptarë të pafajshëm.

As Edi Rama maskarai dhe tradhtari prej kryeministri, as Korça dhe as kryesia e Festivalit të birrës në Kosorç nuk kanë të drejtë morale e kombëtare shqiptare t’i poshtërojnë, ofendojnë dhe iritojnë shqiptarët e Shqipërisë, të diasporës shqiptarë dhe mërgatën shqiptare.

Apeli ynë është që kategorikisht të refuzohet pjesëmarrja e Goran Bregoviqit, e këtij këngëtari çetnik në Festivaline Birrës në korçë, përndryshe konsekuencat do të jenë të paparashikueshme.

Është çmenduri e Edi ramës e këtij kryeministri prej maskarai e tradhtari, e Qeverisë së Shqipërisë dhe e institucioneve të Shqipërisë, që lejojnë në plazhet e Shqipërisë të jehojnë këngët serbe të këngëtares Ceca, bashkëshortes së kriminelit çetnik Akkan , vrasësit dhe armikut të përbetuar të shqiptarëve. Edi Rama dhe Qeveria e Shqipërisë, duke i lejuar këngët serbe në plazhet e Shqipërisë për t’a kënaqur një pakicë të turisteve serbë, po i ofendon qindra mijëra shqiptarë që gjatë pushimeve verore e vizitojnë Shqipërinë.

Shqipëria dhe shqiptarët i kanë këngët e tyre shunmë më të bukura se ato serbe, dhe nuk ekziston nevoja për këngët tallava nacionaliste serbe.

A kanë menduar njdonjëherë Edi Rama dhe Qeveria e tij, se a mund të këndohen këngë shqipe në Beograd e në Serbi?!