Në Tetovë gjenden plantacione kanabisi, policia po heton rastin

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka informuar se më 03 gusht 2021 në periudhën prej orës 14.00-17.00, pjesëtarët e policisë në vendin e quajtur “Breshçinja”, zona e Jançistit të Tetovës, kanë gjetur plantacione kanabisi në fusha.

Është krye inspektim në vendin e ngjarjes kurse kanabisi i gjetur është çuar për procedurë të mëtejshme. Pasi rasti të dokumentohet plotësisht, do të paraqitet një raport përkatës.