Të qara, dhimbje të mëdha dhe ulërima – Kështu po rikuperohet Neymar nga dëmtimi i rëndë

Futbollisti brazilian i Al Hilal, Neymar Junior po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë në gju që pësoi në muajin tetor teksa luante kundër Uruguait në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës.

Brazili e humbi atë ndeshje me rezultat 2-0, por humbi edhe liderin e ekipit kombëtar dhe sulmuesin e tyre më të mirë.

Neymar iu nënshtrua një operacioni në fillim të muajit të kaluar dhe procedura zgjati katër orë. Sezoni ka përfunduar për të.

Herë pas here në rrjetet sociale shfaqen video të rikuperimit të tij, i cila duket dhe tingëllon shumë i dhimbshëm.

Në videon e fundit, Neymar shtrihet në bark, ndërsa mjeku përkul këmbën e tij duke i bërë ushtrime.

Futbollisti brazilian qan dhe bërtet nga dhimbja ndërsa dy të tjerë e mbajnë për të mos lëvizur papritur dhe në mënyrë të pakontrolluar.