Aktori dhe ylli i “Marvel”, Jonathan Majors, u dënua dje ( e hënë) për sulm ndaj ish-të dashurës së tij.
Gjegjësisht, gjykata në New York arriti në përfundimin se aktori amerikan ishte fajtor për sulmin ndaj ish-të dashurës së tij, koreografes britanike, Grace Jabbari.
Mësohet se sulmi ka ndodhur në mars të këtij viti dhe sipas raportimit, pas sulmit, Jabbari ka pasur një thyerje të gishtit, mavijosje, një prerje pas veshit dhe po ashtu thuhet se ka ndjerë dhimbje të forta.
Prandaj, Majors u dënua për dy krime – sulm dhe ngacmim. Ai u dënua me një vit burg dhe u hoq nga të gjithë filmat e ardhshëm të “Marvel”.
Megjithatë, gjykata nuk pranoi ta dënojë atë për akuzën e ngacmimit të rëndë dhe sulmit me qëllim të lëndimit trupor.