Të paktën gjashtë të vdekur dhe 49 të zhdukur pas aksidentit në minierën e Siberisë

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 49 u zhdukën të enjten pas një aksidenti në një minierë në Siberi, thanë autoritetet lokale.

Zyra e shtypit e guvernatorit lokal Serguey Tsivilev tha për AFP se 285 persona ishin në minierë kur ndodhi aksidenti.

Shkaqet e saj mbeten të panjohura dhe nuk ka “asnjë kontakt” me punëtorët e minierës ende të pagjetur, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

“Operacionet e shpëtimit në minierën Listviajnaya janë duke u zhvilluar. Gjithsej 237 persona u nxorën në sipërfaqe, 45 persona u plagosën. 48 persona mbeten në minierë,” tha Ministria Ruse e Situatave të Emergjencave.