Të paktën 19 të vdekur pas shembjes së një pjese të madhe të autostradës në Kinë

Të paktën 19 persona humbën jetën kur një pjesë e autostradës u shemb mëngjesin e sotëm në pjesën jugore të Kinës.

Sipas autoriteteve lokale, dhjetëra vetura ranë nga një shpat kur një pjesë e rrugës u shemb.

Dëshmitarët i thanë mediave lokale se dëgjuan një zhurmë të madhe dhe panë një vrimë të hapur disa metra të gjerë pas tyre pasi kaluan pjesën e rrugës pak para se të shembej.

Fotografi dhe video të ndryshme të postuar në rrjetet sociale, shfaqin zjarr dhe tym dhe në vendin ku ka ndodhur shembja e rrugës.

Vetura të shkatërruara mund të shiheshin gjithashtu në shpatin që zbret nga autostrada në qytetin Meizhou në provincën Guangdong.

Ekipet e shpëtimit kanë dërguar 30 persona në spital, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV. Gjithashtu u theksua se jetët e atyre që trajtohen nuk janë  “aktualisht në rrezik”, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi lëndimet e tyre.

Shkaku i shembjes nuk është bërë i ditur. Megjithatë, Guangdong është goditur nga një mori ngjarjesh ekstreme të motit në javët e fundit.

Ato variojnë nga shiu i madh, deri te përmbytjet dhe një tornado vdekjeprurëse.