“Të hapen qendra kulturore në Bullgari”, VMRO-DPMNE për hapjen QK “Vanço Mihajlov” në Manastir

E Dragan Kovaçki nga opozitarja VMRO-DPMNE i kërkon kryeministrit bullgar Kiril Petkov që të hapë qendra kulturore në Bullgari, ndërsa kryeministrit të vendit Kovaçevski dhe ministrit të Jashtëm Osmani u kërkoi që të mos ikin, por të përgjigjen për hapjen e qendrave kulturore si ajo që u hap në Manastir.

“Kryeministri Petkov humbi rastin dhe dje mund të kishte kërkuar falje për viktimat maqedonase nga fashistët bullgarë në Luftën e Dytë Botërore, ashtu siç bëri Willy Brandt në Varshavë. Nëse ai qëndron për vlerat e vërteta evropiane për fqinjësi të mirë, ai mund të hapë qendra kulturore maqedonase në Sandanski, Blagoevgrad, Sofje etj. Kryeministri Kovaçevski dhe ministri i Jashtëm nuk duhet të ikin nga opinioni dhe duhet të komentojnë për këtë çështje”, tha Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.