Të gjithë e dinë që rasti është montuar, e din edhe prokurorja shqiptare

Daut Dauti, Londër
Të gjithë e dijnë që është rast i montuar. Në dijeni është prokurorja, e cila e mban veten shqiptare dhe për atë arsye i është dhënë roli që me petkun e shtetit t’i persekutoj shqiptarët. E din gjykatësi, mediat së bashku me politikanët shqiptarë që janë pjesë e qeverisë. E dijnë edhe fëmijët në djep që këta të dënuar nuk kanë asnjë lidhje me veprën për të cilën janë dënuar. Megjithatë, të akuzuarit marrin dënim maksimal për shkak se janë shqiptarë.
Ky nuk është dënimi i parë që shqipton shteti maqedon ndaj shqiptarëve të pafajshëm. Sikur edhe në rastet tjera, i dënojnë, i mbajnë në burg nga 10 vite e pastaj i lirojnë si të pafajshëm. Në rastet e vërteta kur maqedonët vrasin shqiptarë, dënohen me masa kundërvajtëse. Sikur t’i kishin shkelur rregullat e komunikacionit. Kjo ndodhë në vendin, nga i cili, funksionarët e lartë maqedonë, u ikin dënimeve duke u larguar nga shteti.