Të gjitha preambulat tona

Shkruan: Muhamed Halili

Ka më tepër se tridhjet vite që kemi kokëçarje me preambulat e kushtetutave tona. Në memoaret
e tia të titulluara “Maqedonia është e gjithë ajo që e kemi”, kryetari i mëparshëm Kiro Gligorov
pranon se disa të drejta të cilat shqiptarët( së paku edhe në letër) i gëzonin gjatë kohës së jetës së
përbashkët në RSFJ, me pa të drejtë u kufizuan me Kushtetutën e vitit 1991.

Të njejtën e shkruan edhe Stojan Andov në librin e tij “Në mënyrën time”. Të njejtën e kemi
përsëritur edhe ne deputetët e PPD-së në Kuvend të Republikës Socialiste të Maqedonsië dhe në
të gjtiha institucionet evropiane dhe ndërkombëtare.

Në Kushtetutën e Republikës Socialiste të Maqedonisë (7 shkurt 1974), jo në preambulën sepse
ajo nuk ekziston, por në pjesën normative të tekstit në nenin 1 od Kushtetutës shkruan: Republika
Socialiste e Maqedonisë është shtet kombëtar i popullit maqedonas dhe shtet i kombësisë
shqiptare dhe turke që jeton aty, bazuar në sovranitetin e popullit…”
Ky definim në kuptimin negativ u promovua me Kushtetutën e vitit 1991. Atëherë ne protestuam
dhe nuk e pranuam atë definicion dhe e gjithë kjo ishte e papranueshme në pjesën normative të
kushtetutës.

Atëherë bashkësia ndërkombëtare iniconte bisedime dhe negociata mes përfaqsuesve të
Qeverisë dhe përfaqsuesve të partive politike shqiptare PPD-PDP me ndërmjetsimin e
ambasadorit gjerman Geert Ahrens në suazat e konferencës së Hagës për Jugosllavi.
Në librin e tij “Diplomacy on the Edge”, (Diplomacia në tehun e thikës) 2007, në faqen 403 Ahrens
shkruan se definimi “…shtet kombëtar i maqedonasve me të drejta minoritare të grupeve tjera
etnike ishte një model i zgjedhur me kushtetutën e 17 nëntorit 1991 dhe ishte një definicion që nuk
u pranua nga ana e shqiptarëve…”

Ato biseda dhe negociata nuk patën sukses sepse Qeveria nuk e nënshkroi tekstin e punëss për
shkak të shtypjes së pandërprerë të opozitës së atëhershme VMRO_DPMNE.

Propozim teksti i një preambule të mundëshmee në ndryshimet dhe plotësimet e Kushtetutës në
kolumnën e Branko Gerovskit “Qytetarë dhe jo bullgarë plotësuar vetëm me sintagmën”…edhe
Marrëveshtja e Ohrit” është në tekstin origjinal të Marrëveshtjes kornizë të Ohrit, por për fat të keq
nuk arriti të bëhet amandament i Kushtetutës për këto shkaqe:

Spikeri i atëhershëm i Kuvendit të Maqedonisë kundërshtonte që Kuvendi në formë të
Amandamentit IV (Preambula) ta adoptojë tekstin e pranuar nga liderët nënshkrues të
Marrëveshtjes.

Në librin e tij “Në mënyrën time” në faqen 595 Andov shkruan:”…bëra përpjekje presidenti n e
shtetit Boris Trajkovski ta bind në argumentet e mia dhe, bashkë me te, si propozues i
ndryshimeve kushtetuese, të gjejmë zgjidhje të mundëshme të kapshme për të gjithë…
-Atij i thashë se teksti i cili propozohet për Preambulën e kushtetutës, si Amandament 4, nuk duhet
ta pranojmë. Ajo preambulë me të vërteë ka një “formë krejt qytetare” dhe sot sovraniteti i

Republikës së Maqedonisë vërtet mbështetet të qytetarët…Për këtë, në Preambulë si fuqi
normative në mënyrë deklarative përmendet populli maqedonas dhe lufta e tij shekullore për
shtetësi. Poqese në tekstin e ri të Preambulës fshihen fjalët “populli maqedonas” atëherë hapen
shumë prbleme të thella politike para të cilave ne thjeshtë nuk kemi të drejtë të heshtim”,
përfundon ai.

Këndvështrime të njejta mban edhe ish presienti Gligorov në librin e tij “Maqedonia është e gjitha
ajo që kemi”. Në vështrimin e tij të posaçëm titulluar “Marrëveshtja kornizë e Ohrit dhe ndryshimet
kushtetutare (fq 603) Gligorov shkruan;”…e para, reagimet më të mëdha, me të drejtë, ishin në
lidhje me propozimin për ndryshimin e Preambulës. Tentimi për fshirjen e sintagmës “populli
maqedonas” do të thoshte një goditje e rëndë për xhveshjen e karakterit të shtetit. Do ti pyetja
qytetarët tanë të përkatësisë etnike shqiptare se çka do të fitonin ata nga humbja plotësisht me pa
të drejtë e identitetit maqedonas? Sërish shqiptarët fajtorë për të gjithë atë që ka ndodhur dhe nuk
ka ndodhur në vend!

Nisur nga fakti se Gligorov tashmë një kohë të gjatë nuk kishte qenë drejtëpërsëdrejti i involvuar
në zhvillimet politike, me pa të drejtë i akuzon qytetarët shqiptarë për xhveshjen e karakterit
nacional të shtetit dhe përmbysjen e “identitett maqedonas”.

Konstatimet e përfolura të Gligorov për shqiptarët, Stojan Andov i demanton në librin “Në mënyrën
time”, në faqen 596:”…Trajkovski (shkruan ai) e kuptoi ku është problemi por përmendi edhe një
barë specifike. Në të vërtet ai tha se tekstet në Amandamentin 4, që ka të bëjë me Preambulën
dhe tekstin e Amandamentit 7, që ka të bëjë me Kishën orthodokse maqedonase, nuk i kanë
propozuar as partitë tona shqiptare dhe as përfaqsuesit e bashkësisë ndërkombëtare. Ato
propozime kanë ardhur nga pala maqedonase si tekste të dakorduara midis ekspertëve të VMRO-
DPMNE dhe LSDM, dhe ashtu të përgatitura ia kanë dhënë Trajkovskit dhe ai i ka paraqitur në
takimin zyrtarë. Do të thotë se ato tekste janë pranuar ashtu siç kanë qenë të propozuara nga ana
maqedonase. Dhe, ku është këtu fajësia e shqiptarëve?

Idenë dhe insistimin e Andov-it për ndryshimin e tekstit të Preambulës të dakorduar mes liderëve
politkë gjatë negociatave të Ohrit nuk e pranuan deputetët e PPD-së në Parlament. Ata e
kundërshtuan këtë me argumente të qarta se kushtetuta duhej të reflektojë karakterin qytetar të
shtetit e jo ate etnik sepse me pa të drejtë favorizohet kombi maqedonas si komb konstituent në
shtet. Si kompromis i gjithë kësaj në Preambulë si Amandament 4 përmenden edhe “pjesët e
popullit shqiptar që jeton në Maqedoni, pjesë e popullit turk…. e kështu me rradhë.

Në librin e tij “UÇK, shkaqet, lufta dhe paqja në Maqedoni në vitin 2001 faqja 926 dhe 927, Gëzim
Ostreni shkruan se Alen le Roi, përfaqsuesi i BE-së për implementimin e Marrëveshtjes kornizë të
Ohrit, ka marrur përsipër të rregullojë çështjen e amnistisë së ushtarëve të UÇK-së nga ana e
presidentit të ndjerë Boris Trajkovski dhe çështjen e “zgjidhjes së problemit të studentëve të
Tetovës” (fq.926) pas “konsultimeve me ambasadorin Shtul” (po aty). Kjo nuk qëndron për shumë
argumente. Komisioneri Shtul është angazhuar për zgjidhjen e çëshjes së arsimimit sipëror në
shqip në mbledhjen e Asamblesë parlamentare të KSBE-tash OSBE në Pragë në prill të vitit 1993
pas vetos së Shqipërisë (në delegacionin e saj isha unë si përfaqsues i Grupit parlamentar të
PPD-PDP-së).

Proektin për themelimin e UEEJL e ka bërë në bashkëpunim me zotin Shtul qeveria Georgievski
në bashkëpunim me liderin e PDSH-së Arbër Xhaferi. Ne si PPD, në zyrat e së cilës nga ana e

kryetarëve të Tetovës, Gostivarit dhe Dibrës, kryetarëve të partive, deputetë e ministra u
nënshkrua akti i themelimit të UT, kemi mbajtur qëndrimin e universitetit shtetëror e jo atij privat
dhe përveç meje të tjerët nuk kanë marrur pjesë edhe në inaugurimin e universitetit.
Garancën gojore për zgjidhjen e çështjes së arsimit sipëror (UT) na e kanë dhënë Xhems Pardew
dhe François Léotard më 8 gusht 2001 në mëngjez ditën e parafimit të Marrëveshtjes kornizë të
Ohrit në vilën Biljana në Ohër sepse PPD refuzonte ta parafojë tekstin e dakorduar, për shkak të
ndërprerjes së menjëhershme të negociatave nga ana maqedonase ende pa e diskutuar arsimin
sipëror të shqiptarëve në vend. Pas kësej garance në emër të PPD-së, në praninë edhe timen,
kryetari Imer Imeri dhe nënkryetari Azis Polozhani kanë parafuar tekstin e negocuar të MO-së i cili
pastaj është nënshkruar nga liderët e partive me 13 gusht 2001 në Shkup.

Amnistinë e ushtarëve të UÇK-së e kemi thënë që në konferencën për shtyp mbajtur në hotel
“Liraku” në Tetovë , më 1 mars 2001 dhe ka qenë kusht fillestar për nisjen e negociatave me
ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Kur ngeci puna me ndryshimin e propozim Preambulës nëpërmjet Amandamentit 4 (Preambula)
dhe atij 7 (Kisha orthodokse maqedonase) ato ditë unë dhe deputeti Azis Pollozhani me kërkesën
e Alen le ROI, u takuam në zyrën e BE-së në qendër të Shkupit, disa metra larg parlamentit. Le
Roi kërkoi nga unë si sekretar i përgjithshëm i PPD-së të ndikojë që deputetët e PPD-së ta
votojnë ndryshimin e Preambulës qytetare të tekstit të dakorduar të MO-së. Përgjigja ime ka qenë
se unë nuk jam deputet dhe nuk kam votë të ndikojë, por mund të ju ndihmojë si ta zgjidhni këtë
punë. Le Roi me kërshërinë më të madhe më pyeti si t’ia bëjmë?

Kryetari Imeri, i thashë unë, këtë punë nuk e bënë pa mbështjetjen e liderëve shqiptarë nga
Kosova dhe Shqipëria. Propozoj kryearit Imer Imeri t’i telefonojnë nga Shqipëria I Pandeli Majko,
Ilir Meta e të tjerë kurse nga Kosova Ibrahim Rugova, Thaçi, Haradinaj e të tjerë dhe, pasi Shtabi i
UÇK-së është daakorduar me komunikatë për këtë, atëherë puna soset me siguri. Pasi deputetët
ta kenë votuar ndryshimin e Preambulës duhet liderët shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova
zyrtarisht në emër të qeverive të tyre ta përshëndesin si akt i cili sjell paqën dhe stabilitetin në
regjion dhe i zgjidh të drejta e shqiptarëve në Maqedoni. Dhe kështu ndodhi.

Të nesërmen në Kuvend në Shkup, me fillim në ora 10 në Grupin parlamentar të PPD-së hynë
Alain le Roi dhe kryetari Imer Imeri. Sa u hap çështja deputetët Naser Zyberi dhe Abduladi Vejseli
e kundërshtuan Alain le Roi. Ai, i zemëruar iu drejtua Naser Zyberit, e rëndoi me fjalë të rënda dhe
Naseri e lëshoi mbledhjen.

U krijua atmosferë e zymtë pas kësaj dhe Imer Imeri e mori fjalën: “…dëgjoni, o burra, unë
mbrëmë deri në mëngjes nuk kam mundur të flejë.Cingër nga Shqipëria, cingër nga Kosova. Krejt
më janë paraqitur Majko, Meta, Rugova, Thaçi, Haradinaj e kush jo. Unë e marr përgjegjësinë
kombëtare për këtë. Mua le të më thonë çka duan të më thonë tjerët por PPD-ja do ta votojë
ndryshimin e Preambulës. Dhe kështu u bë. Kjo është e vërteta!
Kjo le të shërbejë si dijeni në vigjilje të ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve,
kroatëve e të tjerëve në Kushtetutë.