Të festojmë me përgjegjësi, të respektojmë masat antiKovid

Festoni me përgjegjësi, mbani maskë, mos u gruponi, por shënoni në mënyrë modeste, është porosia të cilën ditëve por edhe javëve të fundit, vazhdimisht e dërgojnë autoritetet shëndetësore dhe kreu shtetëror. Ata bëjnë thirrje që maksimalisht t’i respektojmë masat për mbrojtje dhe me sjelljen tonë t’i mbështesim ata të cilët janë në vijën e parë të luftës kundër virusit korona – mjekët, punonjësit mjekësorë, armata, policia dhe shërbimet inspektuese.

Porosi të ngjashme dërgojnë edhe bashkësitë fetare. Porosisin që të jemi në rrethin e familjes dhe të shmangim tubimet.

Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi plan të posaçëm operativ për sonte, 31 dhjetor, kur duhet ta përcëllimin vitin e vjetër dhe ta presim atë të riun, 2021, por edhe gjatë ditës së nesërme, 1 janar. Inspektorati Shtetëror i Tregut, paralajmëroi se kontrollet do të përforcohen, si deri më tani, që të parandalohet secila shkelje eventuale dhe mosrespektim i protokolleve.