Nxënësit prej sot në pushim, mësimi vazhdon më 21 janar

Filloristët dhe nxënësit e shkollave të mesme prej sot janë në pushim dimëror i cili do të zgjasë deri më 20 janar. Më pas nxënësit do ta vazhdojnë mësimin në gjysmë-vjetorin e vitit shkollor 2020/2021- në bankat shkollore ose online.

Gjatë këtij viti gjysmë-vjetori i parë ka zgjatur më shkurt, vetëm 3 muaj. Ka filluar më 1 tetor duke u shkurtuar kështu ditët e mësinit nga 180 në 159.